Irani thotë se ka opsione për neutralizimin e sanksioneve të SHBA-së

Bota

Irani thotë se ka opsione për neutralizimin e sanksioneve të SHBA-së

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 14:54
Ali Shamkhani

Një zyrtar i lartë iranian tha se Teherani ka mjaft opsione për të neutralizuar rivendosjen e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ndaj eskportit të naftës, raportojnë mediat lokale iraniane.

Sekretari i Këshillit Kombëtar Suprem të Iranit, Ali Shamkhani, po ashtu tha se udhëheqësit e vendit nuk planifikojnë të mbajnë bisedime me Uashingtonin.

"Ne kemi disa opsione për të ndaluar kërcënimin e qarkullimit të naftës.. Administrata e SHBA-së ka mungesë të vullnetit të mirë. Nuk kemi nevojë të zhvillojmë bisedime me Amerikën", tha Shamkhani.

Ai po ashtu shtoi se Irani ka arritur objektivat për 90 % në Siri.

Në maj të vitit 2018, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja e fuqive botërore të vitit 2015 dhe rivendosi sanksionet ndaj Iranit.

Trump tha se u tërhoq nga marrëveshja bërthamore për shkak që Irani nuk ka punuar në zhvillimin e raketave balistike dhe nuk ka ofruar mbështetje për Sirinë, Jemenin, Libinë dhe Irakun.

Irani ka vazhduar zgjerimin e programit bërthamor.

Shtetet tjera që nënshkruan në atë kohë marrëveshjen, kanë vazhduar të punojnë që ta mbajnë gjallë këtë pakt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat