SHBA dhe Kina vazhdojnë bisedimet tregëtare

Bota

SHBA dhe Kina vazhdojnë bisedimet tregëtare

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 16:01
Pamje nga bisedimet

Shtetet e Bashkuara dhe Kina po diskutojnë për një takim mes dy udhëheqësve të tyre në të ardhmen e afërt për të finalizuar një marrëveshje tregëtare. Për ta çuar diskutimin përpara, raundi i fundit i bisedimeve tregëtare mes zyrtarëve të lartë po vazhdon edhe gjatë fundjavës.

Presidenti amerikan, Donald Trump u takua me zëvendës kryeministrin kinez, Liu He të premten pas bisedimeve në Uashington këtë javë.

Zoti Trump tha se parashikon të takohet me Presidentin kinez, Xi Jinping së shpejti dhe se mund të bien dakord për kushtet përfundimtare të marrëveshjes tregëtare.

Ekspertët thonë se dy ekonomitë më të mëdha të botës, duhet të mbyllin hendeqe të mëdha, ndërsa përpiqen të gjejnë emërues të përbashkët për të shmangur vendosjen e tarifave të reja amerikane.

Por ndërsa Kina është angazhuar të blejë më shumë mallra amerikane, dhe është shënuar përparim mes njoftimeve se të dyja vendet po punojnë për të finalizuar detajet e një marrëveshjeje tregëtare, ekspertët thonë se ato do të sillnin vetëm një zbutje të përkohëshme të tensioneve tregëtare, nëse nuk zgjidhen çështjet madhore strukturore./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat