3 sekonda dhe 20 kg eksploziv, shkatërrohet shtëpia e Pablo Escobar

Bota

3 sekonda dhe 20 kg eksploziv, shkatërrohet shtëpia e Pablo Escobar

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 17:36

Një ndërtesë famëkeqe që dikur ishte shtëpia e trafikantit të drogës, Pablo Escobar, është shkatërruar në Kolumbi.

Rreth 180 detonatorë u përdorën për të shkatërruar të ashtuquajturën “Ndërtesa Monako” dhe shpërthimi dërgoi në ajër një re të pluhurit prej 10 metrash.

U deshën vetëm 3 sekonda dhe 20 kg eksploziv për shkatërrimin e gjurmës së fundit të Perandorisë së ndërtuar në Medelin nga bosi kolumbian i drogës, Pablo Escobar.

Fëmijë, bashkëshortë apo nipër të policëve, politikanëve dhe gazetarëve të vrarë me urdhër të bosit të drogës ishin të pranishëm në ceremoninë simbolike.

Pallati 8-katësh, ku në vitet 80-të, Escobar ekspozonte pikturat e artistëve të famshëm dhe automjetet luksoze, ishte shndërruar në një destinacion turistik. Kritikët i konsideronin turet si një glorifikim të dhunës se lidhur me drogën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat