Ish – agjenti i CIA tregon sekretin e Kim Jong Un

Bota

Ish – agjenti i CIA tregon sekretin e Kim Jong Un

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 23:56
Kim Jong Un

SHBA ka hyrë në bisedime me liderin Kim Jong Un për të bërë të mundur që Koreja e Veriut të mos zhvillojë më programe bërthamore. Dikur Presidenti Trump e quajti “njeriu raketë” Kim Jong Un për shkak të testimeve të raketave balistike, por tani një ish-agjent i CIA ka treguar sekretin e udhëheqësit koreano-verior.

Sipas tij, Kim Jong Un i ka thënë Sekretari amerikan të Shtetit se nuk dëshiron që fëmijët e tij të jetojnë në një botë me armë bërthamore. Ish-oficeri i CIA që pretendon këtë teori, ka qenë i përfshirë në diplomacinë e niveli të lartë për çështjen e armëve të Koresë së Veriut. Sipas tij, Kim i është shprehur në këtë mënyrë Sekretarit Mike Pompeo kur ky i fundit zhvilloi një vizitë në kryeqytetin koreano-verior në Prill të vitit të kaluar.

“Unë jam baba dhe bashkëshort. Dhe unë kam fëmijë. Nuk dua që fëmijët e mi të jetojnë gjatë gjithë jetës me barrën e armëve bërthamore”. Me këto fjalë pretendohet se Kim Jong Un i është drejtuar Sekretarit Pompeo, sipas ish-agjentit të CIA-s Amdrew Kim.

Para një viti u zhvillua për herë të parë samiti mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un për denuklearizimin e gadishullit korean. Prej asaj kohe, Koreja e Veriut nuk ka kryer asnjë test bërthamor. Ndërkohë që pritet të zhvillohet takimi i dytë Trump – Kim Jong.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat