Takimi me Trump, Kim shkon me tren në Vietnam

Bota

Takimi me Trump, Kim shkon me tren në Vietnam

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 00:42
Kim Jong Un

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un pëlqen të paraqesë veten si një njeri modern që projekton vendin e tij të izoluar në skenën botërore. Por për takimin e tij me Presidentin Trump në Vietnam këtë javë, Kim Jong-un po udhëton në jug përmes Kinës në një tren të blinduar – madje as me shpejtësi të lartë – dhe pastaj planifikon të kalojë në Hanoi, kryeqytetin vietnamez.

Udhëtimi pritet të zgjasë dy ditë nga pikënisja në Phenian, kryeqytetin e Koresë së Veriut, në vend të disa orëve me aeroplan. Itinerari i tij i pazakontë mund të shpjegohet me gjeopolitikën, me gjendjen e zhurmshme të avionëve të Koresë së Veriut dhe me pak histori.

Në këtë samit të takimeve, i dyti me Donald Trump, pritet të flitet çështja e ç’militarizimit të Koresë Veriore. SHBA nga ana e saj pret që të ketë një ç’militarizim të shtetit koreano-verior. Takimi pritet me interes të madh nga mbarë bota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat