Pasardhësja e Merkelit thotë se Rusia do ta destabilizojë Evropën

Bota

Pasardhësja e Merkelit thotë se Rusia do ta destabilizojë Evropën

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 00:06
Anegret Kramp Karrenbauer

Drejtuesja e re e CDU-së, Anegret Kramp Karrenbauer, komenton politikën e jashtme të Gjermanisë në një intervistë të dhënë për “Berlin Policy Journal”.

Ajo e sheh politikën e jashtme të ndarë në disa akse: Aksi Europian, për të cilin Gjermania ka interes të madh që ta shohë me mjaftueshëm fuqi për të vepruar. Aksi tjetër është aksi trans-atlantik, Europë-Amerikë, që për Karrenbauerin duket i vështirë për momentin, për shkak të mosmarrëveshjeve midis SHBA-ve dhe BE-së, sidomos SHBA-Gjermani.

“Sfida më e rëndësishme për ne është të ruajmë aleancën dhe miqësinë, sidomos me shenjat që po shihen, kur sondazhet tregojnë se shumë Gjermanë kanë më shumë besim te presidentët e Kinës apo Rusisë, sesa te ai i SHBA-ve”, thotë ajo.

Gazetarët Andreas Rinke dhe Martin Bialecki i përmendën rastin kur Karrenbauer ka thënë se si Trump, ashtu dhe Putin, janë të vështirë për të dialoguar. Por ajo këmbëngul që kjo deklaratë nuk i barazon dy udhëheqësit.

“Pavarësisht debateve, jam më afër SHBA-ve, ndaj nuk është çështje barazimi. Ajo që kam dashur të them është se në klimën e tanishme, të dy vendet paraqesin sfida të mëdha për bashkëpunim”, shtoi ajo. “Rusia është shumë më afër me Gjermaninë nga pikëpamja gjeografike, por edhe më problematike, pasi planet e Rusisë janë që të destabilizojnë Europën. Rusia do që të shohë fqinj më të dobët, në mënyrë që të shtojë fuqinë e vet. Këto bien ndesh me interesat e Europës dhe të Gjermanisë. Po ashtu, Kina, e cila ka një regjim shumë të ashpër, ka vlera që ndryshojnë nga tonat dhe që ata përpiqen t’i përhapin nëpër botë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat