Një kardinal australian shpallet fajtor për pedofili

Bota

Një kardinal australian shpallet fajtor për pedofili

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 14:22
George Pell

Kardinali australian, George Pell, numri tre i Vatikanit, u shpall fajtor për ngacmim seksual ndaj të miturve, duke u renditur në këtë mënyrë zyrtari më i lartë i Kishës Katolike i dënuar për një akuzë për pedofili.

Vendimi u dha më 11 dhjetor nga një gjykatë australiane, por u bë publik ditën e sotme për arsye ligjore.

Kjo është një tjetër shuplakë për Kishën Katolike, që po organizon një samit historik për luftën kundër pedofilisë, ndërsa papa Françesku premtoi të dielën një luftë në të gjitha nivelet, por e ka të vështirë të bindë viktimat për seriozitetin e përgjigjes përballë shkallës së krimeve pedofilike në rangjet e kishës.

Gjykata e Melburnit e shpalli kardinalin 77 vjeç fajtor me akuzën për ngacmim seksual dhe katër akuza për abuzim seksual ndaj dy fëmijëve të korit, të moshës 12 dhe 13 vjeç. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat