Kryeministrja britanike u ofron ligjvënësve mundësinë e Brexitit pa pakt

Bota

Kryeministrja britanike u ofron ligjvënësve mundësinë e Brexitit pa pakt

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 14:30
Kryeministrja britanike, Theresa May

May ka mbajtur një fjalim para Parlamentit britanik për Brexitin ditën e martë, ndonëse ka pasur shqetësime për ndonjë revoltim të mundshëm nga ministrat që kundërshtojnë Brexitin.

Kryeministrja u ka premtuar deputetëve një votim të mirëfilltë për planin e saj të Brexitit më 12 mars.

Ajo ka thënë se nëse ligjvënësit do të kundërshtojnë planin e saj, atëherë ajo do të lejojë votimin për shtyrje të Brexitit si dhe të Brexitit pa pakt.

Sipas saj, një gjë e tillë nënkupton se Britania “mund të largohet pa marrëveshje nga BE-ja, vetëm nëse ka pëlqim të qartë në Parlament për një gjë të tillë”.

Megjithatë, ajo ka theksuar se nuk do të dëshironte të shihte Artikullin 50 të zgjeruar, duke paralajmëruar se një gjë e tillë “nuk do ta bënte marrëveshjen më të lehtë”.

Artikulli 50 përbën dokumentin, në bazë të të cilit, blloku evropian dhe Britania kanë organizuar punimet për Brexit.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja në krahasim me 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

Britania pritet të largohet nga BE-ja më 29 mars të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat