Ku darkojnë Kim dhe Trump?

Bota

Ku darkojnë Kim dhe Trump?

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 12:10
Hanoi

”Sofitel Legend Metropol” në Hanoi, quhet hoteli me pesë yje, ku presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un do të takohen për darkë.

Ai është një nga hotelet më historikë të Azisë, me një histori të shkëlqyer koloniale dhe mysafirë legjendarë që ka pritur në vite.

Hoteli ka pritur udhëheqësit e botës, si George HW Bush dhe François Mitterrand si dhe të famshmit e kinemasë si Charlie Chaplin.

Hoteli u themelua nga dy francezë, Andre Ducamp dhe Gustave Emile Dumoutier, në epokën koloniale në 1901.

Pas një historie të ndryshimit të pronësisë, është kthyer në duart e francezëve nën markë ”Sofitel”.

Gjatë Luftës së Vietnamit, ai ishte i preferuari i  personaliteteve. I vendosur në zonën diplomatike të qytetit, hoteli nuk ka qenë në shënjestër nga bombardimet amerikane.

Sot ai ka 364 dhoma duke përfshirë apartamente, disa restorante dhe bare dhe një pishinë.

Çmimi për një natë fillon nga 260 dollarë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat