Ushtria hap zjarr kundër dy avionëve indianë

Bota

Ushtria hap zjarr kundër dy avionëve indianë

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 12:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ushtria pakistaneze theksoi se kishte qëlluar dy aeroplanë indianë brenda hapësirës ajrore të Pakistanit.

‘’Aeroplanët e Forcave Ajrore indiane kishin kaluar Vijën e Kontrollit, e cila ndan Kashmirin e administruar nga India dhe pjesën tjetër të kontrolluar nga Pakistani’’, theksoi zëdhënësi ushtarak, gjeneralmajori Asif Ghafoor.

“Një nga aeroplanët u rrëzua në pjesën e Kashmirit të administruar nga Pakistani, ndërsa  tjetri ka rënë në Kashmirin indian. Një pilot indian u arrestua nga trupat në terren dhe dy të tjerë në zonë”, tha Ghafoor në një citim në Twitter.

‘’Qëllimi i këtij veprimi ishte për të treguar të drejtën tonë, vullnetin dhe kapacitetet tona për vetëmbrojtje’’, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme pakistaneze, Mohammad Faisal. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat