Shikimet dhe shtrëngimi i duarve, ekspertët: Ja çfarë tregoi gjuha e trupit në takimin Trump-Kim Jong un

Bota

Shikimet dhe shtrëngimi i duarve, ekspertët: Ja çfarë tregoi gjuha e trupit në takimin Trump-Kim Jong un

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 17:19
Donald Trump dhe Kim Jong Un

Donald Trump dhe Kim  Jong-un po zhvillojnë një takim të dytë në Vietnam, i cili ka nisur këtë të mërkurë, pas samitit të parë në muajin qershor në Singapor.

Por, si e panë studiuesit këtë samit? Judi James, eksperte e gjuhës së trupit, deklaroi se Donald Trump u shfaq disi i ftohtë kur takoi Kim Jong-un, përpara se të dy liderët të shfaqnin “ndjenjat e miqësisë”.

James tha se Trump kishte treguar një “shqetësim dhe ngrohtësi gati prindërore” teksa vështronte dhe kishte kontakt viziv me Kim Jong-un.

Ai madje i rrahu shpatullat Kim, për të treguar miqësinë mes tyre por dhe superioritetin e tij. Teksa Kim u përpoq që të ruante një distancë si fillim dhe më pas të shfaqte vetëbesim, me qëndrimin  e tij.

“Pati disa buzëqeshje mes dy burrave, por jo të tepruara. Kur të dy liderët u ulën, shtrëngimi i duarve të tyre ishte shumë më dramatik, u shpreh ajo.

Në përgjithësi, gjatë takimit duket se kishte një “tërheqje” mes dy liderëve, pavarësisht seriozitetit të shfaqur në mimikat e tyre në disa momente.

Por, kishte shenja që tregonin se ata ishin të lumtur që kishin rivendosur sinjalet e miqësisë, që ata e kishin ndërtuar në takimin e parë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat