Çfarë shkoi keq në takimin Trump-Kim Jong? Reagon Shtëpia e Bardhë - Bota Sot
Çfarë shkoi keq në takimin Trump-Kim Jong? Reagon Shtëpia e Bardhë

Bota

Çfarë shkoi keq në takimin Trump-Kim Jong? Reagon Shtëpia e Bardhë

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 09:02
Donald Trump dhe Kim Jong Un

Duket se nuk perfundoi mire takimi i dyte mes presidentit te SHBA-se, Trump dhe liderit te Korese se Veriut, Kim Jong-un.

Mediat e huaja raportojne se mes tyre pas takimit nuk pati asnje drekë përfundimtare dhe asnjë deklaratë te përbashkët. Dhe nuk u arrit asnjë marrëveshje për çështjen e mprehtë të çarmatimit bërthamor.

“Asnjë marrëveshje nuk është arritur në samitin e Hanoi midis presidentit Donald Tump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un”- ka thene Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se takimet do të vazhdojnë në të ardhmen.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabbe Sanders, siguroi se dy liderët kishin “takime shumë të mira dhe konstruktive”.

Kim dhe Trump diskutuan mënyra të ndryshme për të çuar përpara denuklearizimin dhe përparimin ekonomik të Koresë së Veriut. “Asnjë marrëveshje nuk është arritur në këtë kohë, por ekipet përkatëse planifikojnë të takohen në të ardhmen”, tha ajo.

Midis Trump dhe Kim, samiti ne Hanoi kishte filluar shumë mirë, me deklarata të mëdha per qellime te perbashketa. Pastaj kthese përfundimtare, ne momentin e fundit.

Lideri korean, i pyetur nëse ai ishte pozitiv për dakordesimin e nje marrëveshjeje me presidentin amerikan Donald Trump mbi çarmatimin bërthamor, tha se ishte shumë herët për të treguar nëse një marrëveshje mund të arrihej.

Por, pavaresisht kesaj tha se kishte një ndjenjë se do të dilnin rezultate të mira.

“Nëse unë nuk jam i gatshëm ta bëj unë nuk do të isha këtu tani”, tha Kim, pergjigje pas te cilet Trump ka qeshur. “Kjo mund të jetë përgjigja më e mirë që keni dëgjuar ndonjëherë”, tha presidenti Trump.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...