Gylen: Dështimi i përvojës demokratike turke erdhi nga tradhtia e vlerave islame

Bota

Gylen: Dështimi i përvojës demokratike turke erdhi nga tradhtia e vlerave islame

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 23:44
Fethullah Gylen

“Dështimi i përvojës demokratike turke nuk erdhi nga ndjekja e vlerave islame, por nga tradhtia ndaj tyre”, ka theksuar predikuesi fetar, Fethullah Gylen.

Në një intervistë për “Le Monde”, Gylen ka thënë se ka qenë një kohë kur shteti turk konsiderohej si modeli i një demokracie myslimane moderne. 

“Për fat të keq, reformat demokratike u ndalën pas një farë kohe. Procesi u bllokua disa vjet më vonë, aty rreth vitit 2011, pak para fitores së tretë elektorale, kur kryeministri i kohës, Rexhep Tajip Erdogani, aktualisht presidenti i vendit, bëri një kthesë 180 gradë.

Dështimi i përvojës demokratike turke nuk ndodhi sepse u ndoqën vlerat islamike, por përkundrazi, ai ndodhi për shkak të tradhtisë ndaj tyre”, thotë ai.

Sipas tij, rrëshqitja drejt autoritarizmit ia hoqi Turqisë privilegjin e të qenit “shembulli”, drejt të cilit mund të aspironin edhe vendet e tjera me shumicë myslimane.

Gylen akuzohet nga shteti turk se qëndron prapa grusht-shtetit të dështuar dy vite më parë, të cilën akuzë Gylen e ka kundërshtuar dhe vazhdon të qëndrojë në SHBA, për kundër kërkesës së vazhdueshme të shtetit turk për ekstradim të tij në Turqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat