Irak, 20.000 mjekë kanë braktisur vendin

Bota

Irak, 20.000 mjekë kanë braktisur vendin

Më: 2 mars 2019 Në ora: 00:44
Foto ilustrim

Rreth 20.000 mjekë kanë braktisur Irakun nga shkaku i kërcënimeve me vdekje dhe pagave të ulëta, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sayf Badir, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për mediat në Bagdad, Badir tha se sulmet dhe ngacmimet që mjekët kanë marrë nga disa anëtarë të fiseve, janë arsyet shtesë për largimin e tyre nga vendi, në kërkim të një jete të re në vendet tjera.

“Aktualisht po përpiqemi të bindim mjekët irakianë që janë jashtë vendit të kthehen në vendlindje”, tha ai.

Badir nuk dha detaje për numrin e mjekëve që aktualisht jetojnë dhe punojnë në Irak.

Iraku pësoi nga një boshllëk shkatërrues institucional dhe të sigurisë, si rrjedhojë e zhvillimeve të vitit 2014, atëherë kur DEASH-i pushtoi qytetin verior të Mosulit dhe një numër të madh të territoreve në pjesët veriore dhe perëndimore të vendit.

Sipas OKB-së, mbi 3.4 milionë njerëz llogariten të zhvendosur, më shumë se gjysma e tyre fëmijë, ndërsa më shumë se 10 milionë janë në nevojë për ndihmë humanitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat