Luftëtari i IS-it dëshiron që së bashku me gruan e tij të kthehet në Holandë

Bota

Luftëtari i IS-it dëshiron që së bashku me gruan e tij të kthehet në Holandë

Më: 3 mars 2019 Në ora: 15:50
Shamima Begum.

Një burrë holandez, i cili është i martuar me britaniken, Shamima Begun, e cila është larguar për t’iu bashkuar grupit militant, Shteti Islamik (IS), thotë se dëshiron të kthehet në Holandë së bashku me të dhe djalin e tyre të porsalindur, ka raportuar sot BBC.

Yago Reidijk, 27 vjeç, duke folur nga një qendër e ndalimit që udhëhiqet nga kurdët, i tha BBC-së se ai e kishte takuar Shamima Begun, disa ditë pasi kishte arritur në Siri. Shamima atëbotë ishte 15-vjeçare.

Kur u pyet nëse martesa me një 15-vjeçare është vendim jo i duhur, ai tha : “Ishte zgjedhja e saj. Ai kërkoi që të kishte një partner që të përkujdesej për të dhe mua më ftuan. Ajo ishte shumë e re ... ajo zgjodhi të martohej dhe unë zgjodha që të martohesha me të”.

Riedijk tha se kishte luftuar përkrah IS-it, por tani ai kundërshton këtë grup dhe ka tentuar që ta lë atë.

Begum, tash 19-vjeçare, ishte larguar nga Londra së bashku me dy shoqe të shkollës për t’iu bashkuar IS-it kur ishte 15-vjeçare. Tani ajo dëshiron që të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar së bashku me djalin e saj.

Muajin e kaluar asaj iu revokuan shtetësia britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat