Pitoni kap zogun në antenën televizive

Bota

Pitoni kap zogun në antenën televizive

Më: 3 mars 2019 Në ora: 20:58

Një video me një piton gjigant që zbret nga antena televizive duke kapur zogun, pastaj ngadalë kthehet lart, duke mbërthyer prenë e tij, është përhapur shpejt në rrjetet sociale.

Videoja u xhirua në Kingsklif në Australi nga Cathy Gall, e cila doli për të ushqyer qenin dhe u trondit kur pa atë që po ndodhte.

"Kurrë nuk kam parë diçka të tillë në jetën time", shkruan ajo në Facebook.

Më vonë ajo shtoi se gjarpri zbriti mbi çati dhe filloi të hante prenë e saj në paqe, transmeton KosovaPress.

"Tani ai është duke e ngrënë, për fat të mirë, mbi çatinë tonë. Natyra në fuqi të plotë ", shtoi Gall.

Ajo tregoi se ftuan edhe ekspertët për gjarpërinj, të cilët i këshilloi ta linin kafshën vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat