Operacioni sekret amerikan për kapjen e nëndetëses ruse në fund të detit - Bota Sot
Operacioni sekret amerikan për kapjen e nëndetëses ruse në fund të detit

Bota

Operacioni sekret amerikan për kapjen e nëndetëses ruse në fund të detit

Më: 3 mars 2019 Në ora: 23:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në kulmin e Luftës së Ftohtë në vitin 1968, një nëndetëse sovjetike K-129 e pajisur me tre raketa balistike bërthamore u mbyt menjëherë pas lundrimit nga Oqeani Paqësor rreth 2500 kilometra në perëndim të Havai.

Përkundër kërkimit të gjerë, sovjetikët nuk gjetën nëndetësen, pasi iu mungoi  teknologjia e nevojshme për tërë misionin kompleks. Kjo u realizua shpejt nga amerikanët, të cilën u nisën për gjah të nëndetëses të pasur me sekrete sovjetike. Kërkimi u emërua ‘Projekti Azorian’, transmeton KosovaPress.

Me ndihmën e sonarit, marina amerikane gjeti vendin e fundosjes. Ajo ishte në një thellësi gati pesë milje, dhe nxjerrja e saj ishte një detyrë e ndërlikuar dhe e vështirë dhe operacioni duhej kryer në konfidencialitet të plotë. CIA kishte punësuar inxhinierë që u përpoqën për të përmbushur këtë mision pothuajse të pamundur me ndihmën e "pincës mekanike".

Ato u ndërtuan midis viteve 1970 dhe 1974, dhe kjo ishte krejtësisht sekrete. Anija që fshehte këtë mjet të fuqishëm ishte Hughes Glomar Explorer, një anije për gërmime në thellësitë detare në pronësi të miliarderit Howard Hughes. Në këtë mënyrë do të dukej se i gjithë operacioni kishte të bëjë me një eksplorim tipik të detit për nevojat e nxjerrjes së naftës, shkruan ATI.

Për t’i ikur syrit të aeroplanëve, anijeve dhe satelitëve spiunues sovjetikë, i gjithë misioni i projektit u krye nën ujë.

Më 4 korrik 1974, Hughes Glomar Explorer lundroi nga Long Beach në Kaliforni dhe në lokacion qëndroi për më shumë se një muaj. Operacioni përveç rrezikut nga sovjetikët, ishte edhe po aq më i rrezikshëm pasi dihej se kishin të bënin me një nëndetëse të madhe që duhej nxjerrë me tepër kujdes. 

Derisa nëndetësja ishte në rrugë e sipër drejt nxjerrjes mbi det, një pjesë e saj u shkatërrua dhe u kthye në fund të oqeanit. Por, amerikanët arritën të shpëtojnë pjesën në të cilën ndodheshin trupat e gjashtë anëtarëve të ekuipazhit sovjetik.

Pasi humbi një pjesë të nëndetëses, u përgatit një mision tjetër i ngjashëm me Projektin Azorian, i cili në mënyrë të ngjashme duhej të nxjerrë pjesën tjetër. Por pastaj ndodhi një sërë ngjarjesh të pazakonta. Para nisjes së projektit, hajdutët hynë në zyrat e Howard Hughes dhe vodhën dokumente sekrete që e lidhën me CIA-n, dhe projekti doli jashtë fshehtësisë.

Drejtori i CIA-s William E. Colby personalisht bisedoi me Los Angeles Times dhe u kërkoi atyre të mos botonin storien, por më 18 shkurt 1975, ata zbuluan të gjithë projektin. Sovjetikët pastaj angazhuan një anije për të ruajtur gjithë zonën në mënyrë që të parandalonte eskalimin e mundshëm.

Shtëpia e Bardhë anuloi misionet e ardhshme të ngjashme me Projektin Azorian, një nga operacionet sekrete më të rëndësishme në historinë e SHBA-së.

Nëndetësja K-129 mbeti e varrosur në det dhe drejtori i CIA-s Robert Gates në vitin 1992 ia dorëzoi filmin për "varrosjen" e saj presidentit të atëhershëm rus, Boris Jelcin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...