Shefja financiare e Huaweit padit Kanadanë

Bota

Shefja financiare e Huaweit padit Kanadanë

Më: 4 mars 2019 Në ora: 08:27
Meng Wanzhou

Shefja financiare e gjigantit teknologjik kinez, Huawei, Meng Wanzhou ka paditur Kanadanë për arrestimin e saj në aeroportin e Vankuverit një vit më parë, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara.

Wanzhou është ndaluar në dhjetor të vitit të kaluar me dyshimet për mashtrime dhe shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Iranit.

Meng në anën tjetër mohon të gjitha akuzat.

Autoritetet e SHBA-së janë duke synuar që ta ekstradojnë Wangzhounë, e cila ka shtetësi kineze.

Mirëpo ajo së fundmi ka nisur padi kundër Qeverisë kanadeze, agjencisë kufitare dhe policisë për “shkelje serioze” të të drejtave të saj civile.

Kina ka dënuar arrestimin e saj derisa procesin e ekstradimit e ka cilësuar “indicent politik”.

Meng është vajza e themeluesit të kompanisë Huawei, prandaj arrestimi i saj ka tensionuar edhe më shumë marrëdhëniet në mes të Kinës dhe SHBA-së e Kanadasë në anën tjetër.

Autoritetet amerikane kanë nisur dhjetëra akuza kundër kompanisë Huawei, së bashku me kërkesën zyrtare për ekstradimin e Wanzhousë.

Kanadaja ka thënë se do të ndjekë ligjin në këtë rast, ndërkohë që pretendohet se dy qytetarë të saj janë arrestuar në Kinë, në shenjë hakmarrjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat