Rusia konfirmon se Kim Jong-un do ta vizitojë Moskën

Bota

Rusia konfirmon se Kim Jong-un do ta vizitojë Moskën

Më: 4 mars 2019 Në ora: 15:16
Kim Jong-un

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un do ta vizitojë Rusinë.

Këtë e ka konfirmuar Sekretari për Media i Presidentit të Rusisë, por që nuk e ka ndarë edhe datën e vizitës apo detaje të tjera, shkruan AlJazeera.

“Një vizitë e tillë më të vërtetë është në agjendë”, ka thënë Dmitry Peskov.

“Shpresojmë që data e saktë dhe vendi të përcaktohen në kanale diplomatike në të ardhmen e afërt”, është shprehur ai.

Ky njoftim ka ardhur derisa Kim është rrugës për një Pyongyang pas samitit të dytë të mbajtur në Vietnam me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat