A po i vjen fundi ISIS-it? Dorëzohen 150 luftëtarë të Shtetit Islamik

Bota

A po i vjen fundi ISIS-it? Dorëzohen 150 luftëtarë të Shtetit Islamik

Më: 4 mars 2019 Në ora: 17:18
ISIS

Vëzhguesit e luftës kanë thënë se rreth 150 luftëtarë të të ashtuquajturit Shteti Islamik janë dorëzuar përballë forcave të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara pas sulmeve të ashpra në lindje të Sirisë.

Shteti Islamit është duke u përballur me humbje të plotë në fshatin Baghouz, i cili është territori i vetëm që ka mbetur ende nën kontroll të këtij grupi. Ky fshat ndodhet në kufirin mes Sirisë dhe Irakut.

Forcat Demokratike Siriane kanë thënë se i kanë ngadalësuar sulmet ndaj Shtetit Islamik për shkak se në atë zonë janë vendosur shumë civilë, ndonëse janë zotuar se së shpejti do të shënojnë fitore të plotë kundër këtij grupi.

Një kolonë kamionësh është parë duke lëvizur drejt Baghouzit në mëngjesin e ditës së sotme, ndërsa vëzhguesit e luftës kanë thënë se 150 luftëtarë të ISIS-it, së bashku me 250 civilë, janë dorëzuar para Forcave Demokratike Siriane.

Pavarësisht tërheqjeve të shumta, ky grup militant vazhdon të paraqesë kërcënim për shkak se mund të kryejë sulme me bomba në vende ku zyrtarisht është shpallur i mposhtur, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat