Guaido arrin në Venezuelë, pasojnë protestat dhe arrestimet?

Bota

Guaido arrin në Venezuelë, pasojnë protestat dhe arrestimet?

Më: 4 mars 2019 Në ora: 18:03
Juan Guaido

Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës Juan Guaido arriti sot në aeroportin e Karakasit, transmetojnë mediat botërore.

Guaido dje shkroi në rrjetet sociale se qytetarët venezuelas duhet të ndiqnin njoftimet e tij zyrtare në të cilat ai do të publikojë detajet e takimeve me mbështetësit dhe protestat e paralajmëruara.

Ai qëndroi në Ekuador të shtunën, si pjesë e një turneu në Amerikën e Jugut, duke u përpjekur të shtojë presionin mbi presidentin venezuelas, Nicolas Maduro, për të dhënë dorëheqjen.

Guaido pretendon se Maduro duhet të japë dorëheqjen për t'u rimëkëmbur nga kriza politike dhe humanitare në Venezuelë, ndërsa Maduro thotë se Guaido është pjesë e një komploti kundër qeverisë së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat