Uashingtoni premton reagim ndaj çdo kërcënimi kundër Guaidos

Bota

Uashingtoni premton reagim ndaj çdo kërcënimi kundër Guaidos

Më: 4 mars 2019 Në ora: 19:06
Mike Pence

SHBA-ja premtoi sot për reagim të shpejtë në rast kërcënimi, dhune apo çfarë do forme kundër opozitarit venezuelas, Juan Guaido, i njohur nga Uashingtoni si president i përkohshëm, pasi u rikthye në Karakas.

“SHBA-ja i jep rëndësinë më të lartë rikthimit të sigurt në Venezuelë të Juan Guaido”, paralajmëroi në Twitter zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, shkruan ATSH.

Juan Guaido, që u vetëshpall në fund të janarit president i përkohshëm dhe më pas u njoh nga rreth pesëdhjetë vende në vend të kryetarit socialist Nicolas Maduro, mbërriti sot në aeroportin e Karakasit, ku u prit nga simpatizantët e tij.

Ai rrezikon të arrestohet se ka shkelur një ndalin për të dalë nga territori i Venezuelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat