23 të vdekur pas tornadove në Alabama

Bota

23 të vdekur pas tornadove në Alabama

Më: 5 mars 2019 Në ora: 00:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën 23 persona besohet se kanë vdekur në zonën lindore të Alabamës pas dy tornadove shumë të fuqishme.

Raportohet se mes personave të vdekur janë edhe të paktën tre fëmijë ku besohet se më i vogli është gjashtë vjeçar.

Në ndërkohë, numri i të vdekurve mund të rritet pasi ekipet emergjente të gërmojnë nën rrënoja.

Sherifi i kësaj zone, Jay Jones, u ka thënë mediabove lokale se pasojat që kanë lënë këto tornado shkatërruese janë shumë të mëdha.

Rreth 2000 shtëpi në zonën e prekur kanë mbetur pa energji elektrike pas tornadove.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur derisa po përdoren edhe dronët në një përpjekje për të gjetur të mbijetuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat