Guaido kthehet në Venezuelë, mund të arrestohet

Bota

Guaido kthehet në Venezuelë, mund të arrestohet

Më: 5 mars 2019 Në ora: 09:08
Guaido

Presidenti i vetdeklaruar i Venezuelës, Juan Guaido, është rikthyer në vendin e tij duke rrezikuar që të arrestohet për shkeljen e një urdhri që ndalonte kalimin e kufirit.

CNN raportoi se Guaido është pritur me entuziazëm nga turma njerëzish në Aeroportin Caracas të hënën.

“Ne jemi këtu në Venezuelë dhe jemi më të fortë se asnjëherë. Ne do të arrijmë të ndalojmë uzurpimin e vendit së shpejti”, tha Guaido i cili shtoi se është i vetëdijshëm për rreziqet që i kanosen.

Pasi u ngjit sipër një makine, duke valëvitur flamurin venezulian ai bërtiti “Po, ne mundemi” dhe më pas la aeroportin për t’ju drejtuar kryeqytetit ku u prit nga një tjetër turmë e madhe njerëzish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat