Vdes papritur nëna shtatzënë

Bota

Vdes papritur nëna shtatzënë

Më: 8 mars 2019 Në ora: 18:59
Janay, nga Auckland e Zelandës së Re, nuk kishte shfaqur probleme gjatë shtatzënisë.

Një nënë shtatzënë dhe bebja e saj humbën papritur jetën, në një tragjedi të dyfishtë, të ndodhur vetëm pak ditë para datës së lindjes.

Fotografja e talentuar Janay Johnstone, 31-vjeçe, e cila ishte 9 muajshe shtatzënë me vajzën e saj të vogël, ndërroi jetë në fillim të kësaj jave. Fatkeqësisht mjekët nuk mundën të shpëtonin as beben e saj të çmuar.

Shkaqet e vdekjes së Janay janë ende të paqarta. Ajo dhe partneri i saj Mark kishin pritur prej shumë kohësh për të pasur një fëmijë të dytë. Ata sapo ishin pranuar për fekondim artificial, kur zbuluan se 31-vjeçarja ishte shtatzënë. Vajza e saj pritej të vinte në jetë këtë muaj.

Janay, nga Auckland e Zelandës së Re, nuk kishte shfaqur probleme gjatë shtatzënisë.

E përshkruar si një njeri me zemër të madhe, ajo ishte pjesë e një grupi vullnetar fotografësh të cilët kapnin momente familjare në spital.

Familja e 31-vjeçares, duke folur për New Zealand Herald, tha se vdekja kishte qenë e papritur dhe e pashpjegueshme. Përveç bashkëshortit, Janay la pas edhe një djalë të vogël. Vdekja e saj ka tronditur thellësisht komunitetin ku jetonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat