Venezuela akuzon SHBA-në për ndërprerjen e rrymës

Bota

Venezuela akuzon SHBA-në për ndërprerjen e rrymës

Më: 9 mars 2019 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Ministri venezuelas i Mbrojtjes, Vladimir Padrino Lopez, i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për planifikim të ndërprerjes së rrymës në Venezuelë, duke e futur këtë shtet në një fazë të re dhe më të rëndë të krizës.

Gjatë një fjalimi të publikuar në televizione dhe të mbajtur në pallatin presidencial në Karakas, Lopez tha se mbretëria e Amerikës Veriore, siç i ka quajtur ai Shtetet e Bashkuara, e ka organizuar ndërprerjen e rrymës për ta penguar dhe për ta sulmuar pushtetin e presidentit Nicolas Maduro.

Gati të gjitha rajonet e Venezuelës kanë mbetur në terr gjatë ndërprerjes më të madhe të rrymës në historinë moderne të këtij shteti.

“Askush nuk është aq naiv sa të besojë që kjo ka qenë thjesht fat i keq ose ka ndodhur rastësisht. Ky është një agresion që është planifikuar për ta destabilizuar shtetin e Venezuelës dhe popullin e saj”, tha ai.

Padrino Lopez pretendon se Shtetet e Bashkuara e kanë sulmuar hidrocentralin “Guri”, i cili ndodhet në pjesën jugore të Venezuelës dhe i cili e furnizon një pjesë të madhe të vendit me rrymë elektrike. Sipas tij, ky sulm është përgatitur mirë në Uashington dhe ka pranuar se janë shkaktuar vështirësi.

Përndryshe, lideri i opozitës, Juan Guaido, është paraqitur në një tubim në Karakas, ku u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që të marrin pjesë në protestat e reja gjatë të shtunës, duke thënë se ata janë shumë afër që ta rrëzojnë Maduron nga pushteti, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat