Personi që ‘i mbijetoi’ rrëzimit të aeroplanit: Ja, si shpëtova

Bota

Personi që ‘i mbijetoi’ rrëzimit të aeroplanit: Ja, si shpëtova

Më: 11 mars 2019 Në ora: 16:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Shtetasi grek Antonis Mavropulos, i cili humbi fluturimin e kompanisë ajrore të Etiopisë, tha se do të ishte i vdekur sikur të mos vonohej të dërgonte bagazhin e tij.

Ai i tha televizionit grek Sky se ishte thjesht me fat.

"Unë ngadalë e kuptoj se çfarë ka ndodhur dhe sa afër kisha vdekjen. Nga ana tjetër, jam shumë i tronditur për ata që kanë humbur jetën," tha Mavropulos.

Mavropulos ka një kompani riciklimi dhe jeton në Athinë, dhe ka udhëtuar për në Kenia për të marrë pjesë në një konferencë mjedisore.

"Nuk e dorëzova bagazhin pasi kisha një pushim të vogël midis fluturimeve. Nëse do ta bëja, avioni do të priste për mua," tha ai.

Mavropulos ishte i vonuar për dy minuta në fluturimin e ‘Airlines Ethiopian’ që shpëtoi jetën e tij, pasi avioni u rrëzua menjëherë pas fluturimit dhe nuk kishte të mbijetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat