Singapori pezullon fluturimet me Boeing 737 Max

Bota

Singapori pezullon fluturimet me Boeing 737 Max

Më: 12 mars 2019 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Autoriteti i Aviacionit Civil të Singaporit (CAAS) ka pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse me avionët e Boeing 737 Max.

Ky vendimi erdhi pasi një avioni i “Ethiopian Airlines” i tipit Boeing 737 Max 8 u rrëzua të dielën, duke i marrë jetën të gjithë 157 personave që ishin në bord.

Ky ishte aksidenti i dytë fatal që përfshinte këtë model avioni në më pak se pesë muaj.

Aeroporti i Changi, në Singapor, që është aeroporti i gjashtë në botë për nga numri i fluturimeve, nuk ka bërë të ditur nëse fluturimet e planifikuara me këtë lloj avioni do të anulohen apo udhëtarët do të kenë zgjidhje tjetër.

Disa kompani ajrore dhe rregullatorë anembanë botës kanë mbështetur modelin Max 8 pas rrëzimit.

Singapori besohet të jetë vendi i parë që ndaloi fluturimin e të gjithë avionëve të familjes Max.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat