Dënimi me vdekje, Guvernatori i Kalifornisë bllokon 737 ekzekutime

Bota

Dënimi me vdekje, Guvernatori i Kalifornisë bllokon 737 ekzekutime

Më: 13 mars 2019 Në ora: 10:43
Gavin Newsom

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom pritet të nënshkruajë sot një urdhër ekzekutiv duke vendosur një moratorium mbi ekzekutimet. Ky është një hap i rëndësishëm në ngadalësimin mbarëkombëtar të përdorimit të dënimit me vdekje në SHBA. Kalifornia ka plot 737 të burgosur të dënuar me vdekje, më shumë se çdo shtet tjetër të SHBA-ve.

Mediat e SHBA-ve njoftojnë se Guvernatori ka në plan të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv, duke përshkruar dënimin me vdekje si “në kundërshtim me vlerat tona bazike”.

Kalifornia nuk ka kryer asnjë ekzekutime që nga viti 2006.

Guvernatori aktualisht nuk ka fuqinë për të shfuqizuar legjislacionin e shtetit për ndëshkimin me vdekje të vendosur në vitin 1978. Shfuqizimi do të kërkonte një votim popullor në favor të ndryshimit. Mundësia tjetër për një votim të tillë do të ishte në zgjedhjet 2020.

Më shumë se 900 persona janë dënuar me vdekje në Kaliforni që nga viti 1978, por vetëm 13 janë ekzekutuar.

Ndërkohë autoritetet thonë se 79 të dënuar kanë vdekur nga shkaqe natyrale dhe 26 të tjerë kanë kryer vetëvrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat