Lufthansa blen aeroplanë të ri

Bota

Lufthansa blen aeroplanë të ri

Më: 13 mars 2019 Në ora: 17:37
Lufthansa

Kompania ajrore gjermane Lufthansa ka porositur sot 20 aeroplanë të ri Boeing 787-9 dhe 20 Airbus A350-900.

Blerja e aeroplanëve, ofrimi i të cilëve pritet nga fundi i vitit 2022 deri në vitin 2027, u miratua nga Bordi Mbikëqyrës i Lufthansës, raporton AP.

Porosia është në vlerë 12 miliardë dollarë dhe është lajmëruar shitja e gjashtë nga 14 aeroplanëve Airbus A380 të Lufthansa në vitet e ardhshme.

"Duke zëvendësuar një aeroplan me katër motorë me modele të reja, ne po vendosim një bazë të qëndrueshme për të ardhmen tonë", tha Carsten Schpor, drejtor ekzekutiv i linjës ajrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat