Terroristi i sulmit në Zelandë të Re e kreu krimin live, reagon Facebook

Bota

Terroristi i sulmit në Zelandë të Re e kreu krimin live, reagon Facebook

Më: 15 mars 2019 Në ora: 12:20
Pamje nga Zelanda e re

Rrjeti social më i madh në botë, Facebook, ka reaguar menjëherë pas sulmit të sotëm në Zelandë të Re, ku një sulmues la të vdekur 41 persona në një Xhami në qytetin Christchurch.

Përveç ngushëllimeve që kanë dërguar për familjarët e viktimave, Facebook, është zotuar se do të mbyll llogarinë e sulmuesit që e identifikon veten si Berton Tarrent, shkruan, Dailymail.

Kjo pasi që sulmuesi e ishte lidhur drejtpërdrejtë me video në ‘Facebook’, derisa po e kryente aktin e tmerrshëm.

Përfaqësuesja e ‘Facebook’ në Zelandën e Re, Maria Garlick, në një email për Bussines Insider, ka shprehur ngushllimet për familjarët.

“Zemrat tona janë sot me viktimat, familjet e tyre dhe komunitetin e prekur nga ky akt i tmerrshëm”, ka thënë ajo.

Ajo ka treguar se si Policia kishte njoftuar ‘Facebook’ pasi kishte parë videon live.

“Policia e Zelandës së Re na alarmoi për një video në facebook, dhe ne shpejt e hoqëm nga llogaritë e Facebook-ut dhe Instagram’, ka shtuar Garlick.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat