Gjuha e sulmuesit në Zelandë të Re krahasohet me fjalët e ISIS-it dhe Al Qaedas

Bota

Gjuha e sulmuesit në Zelandë të Re krahasohet me fjalët e ISIS-it dhe Al Qaedas

Më: 15 mars 2019 Në ora: 16:58
Zelandë e Re

Analistja e rrjetit televiziv “CNN”, Clarissa Ward, thotë se gjuha e përdorur në një manifest prej 87 faqesh, i cili është i lidhur me link në një llogari në rrjetet sociale që besohet se është e njërit prej sulmuesve, mund të krahasohet me gjuhën e përdorur nga ISIS-i dhe grupi “Al Qaeda”.

Ky manifest në fakt është një intervistë me veten. Policia beson se ky shkrim është shkruar nga i dyshuari kryesor për këtë sulm.

Gjuha e këtij manifesti është e shkruar në një mënyrë mjaft provokuese dhe qartazi është përdorur për të nxitur hakmarrje, përçarje dhe konflikt të hapur mes komuniteteve të ndryshme në demokracitë perëndimore.

Personi i dyshuar në këtë shkrim thotë se e dëshiron një luftë civile. Kjo është dëgjuar edhe në deklaratat e grupit “Al Qaeda”. Këto fjalë mund të krahasohen edhe me synimin e ISIS-it për ta zhdukur të ashtuquajturën “zonë e hirtë” apo bashkëjetesën mes myslimanëve dhe Perëndimit. Ai përpiqet të shkaktojë tensione dhe të krijojë përplasje mes civilizimeve.

Analistja Ward thotë se një pjesë e madhe e gjuhës së personit të dyshuar ka ngjashmëri me fjalimet e disa politikanëve. Sipas saj, idetë e prezantuara në këtë manifest janë pjesë e retorikës politike.

Ai flet edhe për idenë e pushtimit. Sipas personit të dyshuar, imigrantët myslimanë po i pushtojnë shtetet perëndimore. Ai përmend edhe shkallën e lindjeve, idenë e zhvendosjes dhe rrezikun e zhdukjes së kulturës së personave të bardhë. Këto fjalë i kemi dëgjuar edhe nga presidenti i Shteteve të Bashkuara. I kemi dëgjuar edhe nga qeveritë e së djathtës ekstreme, përfshirë Italinë dhe Hungarinë, shkruan “CNN”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat