Kush është vajza 11 vjeçare për të cilën Tarrant thotë se u hakmor

Bota

Kush është vajza 11 vjeçare për të cilën Tarrant thotë se u hakmor

Më: 15 mars 2019 Në ora: 17:39
Zelandë e Re

Sulmuesi që sot vrau në një xhami në qytetin Christchurch në Zelandën e Re 49 persona, Brandon Tarrant në manifestin e tij kishte shkruar edhe arsyen që e ka shtyrë ta bëjë atë.

Si një nga justifikimet kryesore për sulmin,  tha se është hakmarrja për vrasjen e 11-vjeçares Ebe Akerlund në sulmin terrorist në Stokholm në vitin 2017.

Në atë kohë një shtetas uzbek,  Rahmat Akilov me kamion ka goditur njerëzit dhe i ka vrarë katër prej tyre.

Tarrant ka shkruar se ajo vajzë ishte duke u kthyer nga shkolla kur është vrarë nga terroristi islamik.

“Nuk kam mundur më t’i injoroj. Këto janë sulme ndaj njerëzve të mi, sulm në kulturën time, sulme ne besimin dhe shpirtin tim. Nuk mund t’i injoroj”, ka shkruar ai.

Vajza me emrin Eba e cila ishte pothuajse e shurdhër ishte zhdukur pasi që Akilov me kamionin e vjedhur ka hyrë në grupin e njerëzve në Stokholm.

Pas sulmit prindërit e saj në rrjetet sociale kanë publikuar fotografinë e saj që nëpërmjet tyre ta gjejnë. Shpejt është bërë i ditur lajmi se e njëjta ka vdekur gjatë sulmit.

Eba në manifestin e Tarrant përmendet shumë herë.

“Eba ka qenë diçka tjetër. E re, e pafajshme. Vdekja e saj e dhunshme më ka shtyrë që ta bëj këtë”, ka shkruar ai.

Babai i vajzës, Stefan Akerlund është i tronditur me faktin se një terrorist nga Zelanda e Re ka shfrytëzuar vdekjen e bijës së tij për ta justifikuar këtë akt të tmerrshëm.

“Më kanë kapur djersë të ftohta kur kam parë emrin e vajzës sime në armën e tij. kur mund të gjithë të jetojmë në paqe”, ka thënë ai për mediat ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat