BE-ja dhe Turqia rinisin dialogun politik

Bota

BE-ja dhe Turqia rinisin dialogun politik

Më: 15 mars 2019 Në ora: 17:44
Pamje nga takimi

Bashkimi Europian dhe Turqia vendosën sot të rinisin dialogun politik pas katër vite ndërprerje, megjithëse ka ende kontadikta të cilat bllokojnë negociatat e anëtarësimit dhe liberalizimin e vizave, bënë të ditur zyrtarët europianë.

Rinisja e dialogut u bë e mundur me rastin e një takimi të Këshillit të Asocimit BE-Turqi në Bruksel.

Ankaraja u përfaqësua nga shefi i diplomacisë turke, Mevlut Cavisoglu, ndërsa institucionet europiane nga Federica Mogherini, shefja e diplomacisë europiane dhe nga Johannes Hahn, komisioneri europian për Zgjerimin.

‘’Turqia kërkon të ecë në rrugën e anëtarësimit, me shpresën për të siguruar të drejtën e liberalizimit të vizave për shtetasit e saj dhe kërkon nga shtetet anëtare heqjen e pengesave në zgjerimin e Bashkimit Doganor’’, pohoi Cavisoglu gjatë konferencës së përbashkët për shtyp.

Ministri turk rikujtoi se katër kapitujt duhet të diskutohen ende në kuadër të negociatave për anëtarësim dhe shfaqi vullnetin e qeverisë turke për kryerjen e reformave të nevojshme. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat