Fillojnë hetimet për arsyet e qëndrimit të agresorit në Bullgari

Bota

Fillojnë hetimet për arsyet e qëndrimit të agresorit në Bullgari

Më: 15 mars 2019 Në ora: 20:03
Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi sulmi

Autoritetet bullgare njoftuan sot se po hetojnë për arsyet e qëndrimit në Bullgari në nëntor 2018 nga ekstremisti i djathtë i cili kreu një sulm të përgjakshëm në dy institucione të fesë myslimanëve në Zelandën e Re.

”Agresori i dyshuar, një shtetas australian 28 vjeç i cili bëri masakër në dy xhami të qytetit të Christchurch gjatë faljes së namazit, ka qëndruar në Bullgari nga data 9 deri më 15 nëntor 2018”, njoftoi prokurori i përgjithshëm bullgar, Sotir Tsatsarov.

Prokuroi pohoi se ndërkohë ka nisur hetimi për të përcaktuar nëse versioni i tij, sipas së cilit ai dëshironte të zbulonte qendrat historike dhe të studionte historinë e vendeve të Ballkanit është i saktë apo nëse ai kishte objektiva të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat