Terroristi e kishte njoftuar kryeministren e Zelandës pak para masakrës që bëri në xhami

Bota

Terroristi e kishte njoftuar kryeministren e Zelandës pak para masakrës që bëri në xhami

Më: 16 mars 2019 Në ora: 08:08
Brenton Tarrant

(E plotësuar) - Manifesti i terroristit Tarrant me urrejtje kundër “emigrantëve dhe myslimanëve” ka mbërritur nëpërmjet postës elektronike 10 minuta përpara se të kryhej sulmi

Është zbuluar se terroristi Brenton Harrison Tarrant manifestin e tij të urrejtjes e ka dërguar në Zyrën e Kryeministrisë së Zelandës së Re dhjetë minuta para sulmit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas artikullit të gazetës “New Zealand Herald”, Tarrant i cili është një nga terroristët që sulmoi dy xhamitë në qytetin Christchurch në jug të Zelandës së Re ku si pasojë humbën jetën 49 persona, mësohet se dhjetë minuta para sulmit kishte dërguar nëpërmjet e-mailit në Zyrën e kryeministrisë një kopje të manifestit prej dhjetëra faqesh.

Zyra e Kryeministrisë ka konfirmuar se manifesti i terroristit Tarrant me urrejtje kundër “emigrantëve dhe muslimanëve” ka mbërritur nëpërmjet postës elektronike dhjetë minuta përpara se të kryhej sulmi.

Përveç Zyrës kryeministrore bëhet e ditur se manifesti i urretjes i është i dërguar rreth 70 marrësve të ndryshëm, përfshirë shumë organe të medias vendase dhe të huaja si edhe liderin e Partisë Kombëtare Simon Bridges, zëdhënësin e Parlamentit, Trevor Mallard, etj.

Në një deklaratë nga zëdhënësi i Zyrës së Kryeministrisë së Zelandës së Re është ndarë informacioni se në manifestin e urrejtjes është shpjeguar sikur ka “ndodhur” sulmi. “Posta elektronike parashtronte arsyet e sulmit. Aty nuk thuhet se ‘jam duke bërë këtë‘. Nuk kishte ndonjë mundësi për të parandaluar sulmin”, u tha ndër të tjera.

Më tej u njoftua se manifesti i urrejtjes ishte dërguar në llogarinë e e-mailit të Zyrës të Kryeministrisë, ku punonjësi në zyrë duke zbatuar “procedurën standarde” ia ka përcjellë njësisë së sigurisë së Parlamentit dhe më pas policisë.

Flet terroristi Brenton Tarrent, tregon pse i vrau myslimanët

Në pyetjen nëse mendon se është terrorist, autori i sulmeve të djeshme në dy xhami në Zelandë të Re, australiani Brenton Tarrent është përgjigjur pozitivisht.

“Po, sipas përkufizimit. Ky është sulm terrorist. Por besoj se ai ishte aksion partizan kundër forcës pushtuese”, citohet të ketë deklaruar ai pas arrestimit.

Mirëpo a pendohet për këto sulme terroriste, ai përgjigjet me gjakftohtësi:

“Jo. Vetëm kam pasur dëshirë të kisha vrarë dhe më shumë, e të kisha vrarë edhe më shumë tradhtarë”.

I dyshuari i sulmit në Zelandën e Re akuzohet për vrasje

Një burrë 28-vjeçar nga Australia, që dyshohet se ka kryer sulme në dy xhami në Zelandën e Re, ka dalë para gjykatës për të mësuar akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Brenton Tarrant më 16 mars teksa ka hyrë në gjykatë në Kristçërç ka bërë gjeste që konsiderohet se përdoren nga ekstremi i djathtë.

Ai nuk shfaqi asnjë emocion teksa akuza për vrasje po i lexohej. Gjykatësi tha se “është e arsyeshme të supozohet” se ndaj të dyshuarit do të ngrihen akuza të tjera për vrasje.

I dyshuari nuk kërkoi lirim me kusht dhe u urdhërua të dërgohet në mbajtje, deri në paraqitjen e tij të radhës para gjykatës, që është caktuar të mbahet më 5 prill.

Zelanda e Re është në Zi, vetëm një ditë pasi 49 persona u vranë dhe rreth 40 të tjerë u plagosën gjatë dy sulmeve me armë zjarri në xhamitë në Kristçërç. Këto sulme, kryeministrja e vendit, Jacinda Ardern e cilësoi si “një prej ditëve më të errëta” të vendit të saj.

*Video: Rrëfimi i një dëshmitari për sulmin në Zelandën e Re

Sulmuesit dyshohet se është supermacist i bardhë, i cili ka transmetuar drejtpërdrejtë në rrjetet sociale sulmin në njërën nga xhamitë dhe ka publikuar online një manifest që ka përmbajtje anti-myslimane.

Sulmuesi i dyshuar, besohet se ka kryer sulmin në xhaminë Masijd Al Noor, me pesë armë, duke hapur zjarr brenda xhamisë ku besimtarët po merrnin pjesë në lutjet e së premtes.

Më pas besohet se ai shkoi në xhaminë në Lindvud Masijd, duke vrarë me armë zjarri persona të tjerë.

“Në mesin e të plagosurve ka fëmijë dhe të moshuar. Burra, gra, fëmijë janë në mesin e të vrarëve dhe të plagosurve”, tha kryeministrja Ardern.

Policia tha se i sulmuesi i dyshuar është arrestuar rreth 36 minuta pas sulmit në makinën e tij, ku janë gjetur edhe mjete shpërthyese.

Përveç Tarrant, policia ka arrestuar edhe dy persona që dyshohet të kenë lidhje me sulmin, por autoritetet në Zelandën e Re nuk kanë dhënë më shumë detaje lidhur me këta të arrestuar.

Imami që po udhëhiqet lutjet në xhamin Linvud, ku ndodhi sillu, tha se dashuri e komunitetit mysliman ndaj Zelandës së Re nuk është prekur nga kjo tragjedi.

“Ne ende e duam këtë vend” tha Ibrahim Abdul Halim. Imami u zotua se ekstremistët “kurrë nuk do të mund të prekin besimin tonë”.

Brenton Tarrant del para gjykatës

I akuzuari kryesor në sulmet në dy xhami në Christchurch, Brenton Tarrant, është shfaqur përpara gjykatës mëngjesin e së shtunës sipas kohës lokale në Zelandën e Re.

Me veshjen e bardhë të të burgosurve dhe me pranga në duar, 28-vjeçari është akuzuar vetëm për vrasje, por pritet që mbi të të rëndojnë edhe të tjera akuza.

Ai do të mbetet në paraburgim deri më 5 prill kur është caktuar seanca e ardhshme.

Edhe dy të tjerë janë në paraburgim, ndërsa asnjë prej tyre nuk kishte precedentë penal.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacnda Ardern, tha se Tarrant kishte pesë armë dhe zotëronte licencë për mbajtje armësh, duke paralajmëruar se do të ketë ndryshime në ligjet për armëmbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat