Trump nominon gjeneralin Wolters në postin e komandantit të NATO-s në Evropë

Bota

Trump nominon gjeneralin Wolters në postin e komandantit të NATO-s në Evropë

Më: 16 mars 2019 Në ora: 10:33
Gjenerali, Tod. Wolters

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka nominuar gjeneralin e Forcave Ajrore të SHBA-së, që të shërbejë në postin e Komandantit Suprem të Forcave Aleate dhe Komandës së SHBA-së në Evropë.

Nominimi i gjeneralit Tod D. Wolters u bë nga ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes, Patrick Shanahan, i cili tha se aleanca e NATO-s është pajtuar me këtë vendim.

Nëse konfirmohet nga Senati, Wolters do të zëvendësojë gjeneralin, Curtis Scaparrotti.

Ai do të marrë pozitën e re në NATO, në kohën kur aleanca po përgatitet që të zhbëjë Traktatin për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme – një pakt ky ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë për çarmatim, që ka mbrojtur Evropën në tre dekadat e fundit.

Nëse zgjidhet në këtë post, Wolters do të udhëheqë të gjitha forcat e SHBA-së në Evropë.

Wolters tani shërben si komandat i Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë.

Gjenerali Wolters është pilot dhe ka kryer mbi 5 mijë orë fluturim në karrierën e tij ushtarake prej 32 vjetësh, thuhet në biografinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat