Flet për herë të parë një familjare e terroristit, nëna dhe motra ‘zhduken’!

Bota

Flet për herë të parë një familjare e terroristit, nëna dhe motra ‘zhduken’!

Më: 16 mars 2019 Në ora: 12:49
Flet për herë të parë një familjare e terroristit, nëna dhe motra ‘zhduken’!

Një familjare e terroristit australian është deklaruar për herë të parë pasi Brenton Tarrant vrau 50 myslimanë në Chrischurch të Zelandës së Re.

Gjysja e terroristit, Joyce Tarrant (94 vjeçare) tha se nuk e njihte nipin e saj duke parë pamjet që me gjakftohtësi filmoi veten duke vrarë me qetësi myslimanët gjatë namazit të së premtes.

“Është shumë tronditëse, Brenton njihej si një djalë i mirë. Ai ishte gjithmonë i mirë dhe i sjellshëm dhe na vizitonte dy herë në vit”,  tha ajo për Daily Mail Australia.

ImageReagimi i familjes ndaj masakrave vjen pasi autoritetet zbuluan se po hetojnë udhëtimet e Brentonit përmes Bullgarisë, Koresë së Veriut dhe Turqisë.

Besohet se nëna dhe motra e Tarrantit janë larguar nga vendi pasi u intervistuan nga policia kundër terrorizmit.

Ndryshe, në pyetjen nëse mendon se është terrorist, autori i sulmeve të djeshme në dy xhami në Zelandë të Re, australiani, terroristi Brenton Tarrent është përgjigjur pozitivisht.

“Po, sipas përkufizimit. Ky është sulm terrorist. Por besoj se ai ishte aksion partizan kundër forcës pushtuese”, citohet të ketë deklaruar ai pas arrestimit.

Mirëpo a pendohet për këto sulme terroriste, ai përgjigjet me gjakftohtësi:

“Jo. Vetëm kam pasur dëshirë të kisha vrarë dhe më shumë, e të kisha vrarë edhe më shumë tradhtarë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat