Sulmi terrorist në Zelandën e Re: Në mesin e viktimave edhe ylli i kombëtares së Zelandës

Bota

Sulmi terrorist në Zelandën e Re: Në mesin e viktimave edhe ylli i kombëtares së Zelandës

Më: 17 mars 2019 Në ora: 08:09
Atta Elayyan

Tragjedia e ndodhur në Zelandën e Re, ku humbën jetën shumë njerëz, ka prekur edhe botën e sportit.

Portieri i përfaqësueses së Zelandës së Re në futsall, Atta Elayyan, është konfirmuar në mesin e viktimave të sulmit  terrorist.

Elayyan, i cili ishte 33 vjeçar, kishte regjistruar 19 paraqitje si portier i futsallit me kombëtaren e tij.

I lindur në Kuvajt, portieri ishte duke kryer lutjet e tij në ‘Masjid Al Noor Mosque’, dhe u bë pjesë e 50 viktimave të qëlluara.

Elayyan luante me Mainland Fustal, dhe paraqitej në nivele mjaft të larta. Sigurisht, një humbje e tillë është shume e madhe.

Shpresojmë se ngjarje sikur ajo e së premtes të mos përsëriten asnjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat