Turqia dhe Bullgaria hapin hetime për terroristin e Zelandës së Re – pas vizitës në vendet e tyre - Bota Sot
Turqia dhe Bullgaria hapin hetime për terroristin e Zelandës së Re – pas vizitës në vendet e tyre

Bota

Turqia dhe Bullgaria hapin hetime për terroristin e Zelandës së Re – pas vizitës në vendet e tyre

Më: 17 mars 2019 Në ora: 09:53
Brenton Harrison Tarrant

Ankaraja ka hapur një hetim pasi doli se personi i dyshuar për sulmin terrorist të xhamisë së Zelandës së Re vizitoi Turqinë dy herë, sipas një zyrtari.

Një ekstremist i djathtë i armatosur me armë gjysmë-automatike hyri në dy xhamitë në qytetin e Christchurch gjatë namazit të së premtes dhe vrau 50 persona dhe dhjetëra të plagosur.

Një vizitor, që besohet të jetë një australian 28-vjeçar – i cili është arrestuar dhe akuzuar për vrasje në Zelandën e Re – kishte vizituar Turqinë dhe “qëndroi për një kohë të gjatë në vend”, tha zyrtari turk pa dhënë detaje tjera.

“Ne mendojmë se i dyshuari mund të ketë qenë në vende të tjera (nga Turqia) në Evropë, Azi dhe Afrikë. Ne po hetojmë lëvizjet dhe kontaktet e të dyshuarve në vend,” shtoi zyrtari, duke folur nën kushte anonimiteti, raporton Al Jazeera.

Mediat turke njoftuan se një manifest i botuar në internet nga i arrestuari thuhet se \ përmbante referenca specifike për Turqinë dhe çrrënjosjen e xhamisë së famshme “Ayasofya” në Stamboll dhe minaret e saj. Xhamia tani muze, dikur ishte kishë para se të shndërrohej në xhami gjatë Perandorisë Osmane.

Po ashtu, edhe Bullgaria më parë tha se po hetonte lëvizjet e australianit që është arrestuar për vrasje pasi kishte vizituar Bullgarinë në nëntor të vitit 2018.

“Një turist, që besohet të jetë Brenton Harrison Tarrant, kaloi një javë në Bullgari dhe supozohet që ka vizituar vendet historike dhe të studionte historinë e vendit ballkanik”, tha Sotir Tsatsarov, kryeprokurori i Bullgarisë.

Ai tha se hetimi do të përcaktojë nëse kjo ishte “e saktë ose nëse ai kishte objektiva të tjera”.

I njëjti person gjithashtu bëri një vizitë të shkurtër në Ballkan në dhjetor të vitit 2016, duke udhëtuar me autobus nëpër Serbi, Kroaci, Mal të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...