Kryeministrja e përlotur përqafon familjarët e viktimave të sulmit terrorist

Bota

Kryeministrja e përlotur përqafon familjarët e viktimave të sulmit terrorist

Më: 17 mars 2019 Në ora: 11:13
Kryeministrja e përlotur përqafon familjarët e viktimave

Sot ka pasur skena emocionale jashtë një xhamie në Zelandë të Re ku kryeministrja Jacinda Ardern përqafoi të prekurit e sulmit terrorist.

Ajo vizitoi xhaminë e Kilbirnie për të ngushëlluar familjarët e 50 viktimave, që përfshinë fëmijët, një kirurg të njohur të zemrës dhe një sportist të talentuar.

Supremacisti i bardhë Brenton Tarrant transmetoi drejtpërdrejt në Facebook sulmin monstruoz ndaj besimtarëve gjatë namazit të së premtes në dy xhamitë e Christchurch.

Ai më pas doli para gjykatës të shtunën me akuzën për vrasje, ndërsa seanca iu caktua më 5 prill.

Më poshtë disa nga momentet prekëse të familjarëve të viktimave me kryeministren e vendit që shkoi me shami në kokë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat