Facebook-u thotë se ka fshirë 1.5 milionë video të sulmit terrorist në Zelandën e Re

Bota

Facebook-u thotë se ka fshirë 1.5 milionë video të sulmit terrorist në Zelandën e Re

Më: 17 mars 2019 Në ora: 16:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në 24 orët e para, pas vrasjeve që ndodhën në dy xhami në Zelandën e Re, Facebook-u thotë se ka fshirë nga llogaria 1.5 milionë video, që ishin ngarkuar nga sulmi terrorist dhe madje, ka bllokuar 1.2 tjera për t’i publikuar.

Përmes një njoftimi në Twitter, Facebook-u ka njoftuar autoritetet për këtë veprim dhe gjithashtu ka njoftuar se po punon ende për të larguar pamje tjera.

Mia Garlick, zëdhënëse e Facebook-ut, tha se kompania po punon pandërprerë në këtë drejtim, për të fshirë gjithçka nga llogaritë e revoltuara.

Sipas tyre, sulmi terrorist është projektuar për t’u bërë viral në rrjete sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat