Masakra në Christchurch: Shpëtoi duke u shtirë si i vdekur

Bota

Masakra në Christchurch: Shpëtoi duke u shtirë si i vdekur

Më: 19 mars 2019 Në ora: 14:11
Mustafa Bozhdas

Një njeri i cili mbijetoi sulmit terrorist të Christchurch javën e kaluar ka folur për mënyrën se si arriti t’i shpëtojë vdekjes duke u shtirë si i vdekur, shkruan Daily Mail, transmeton Reporteri.net

Mustafa Bozhdas, nga Turqia, u qëllua në këmbë gjatë masakrës së tmerrshme në xhaminë e Al Noor në Christchurch të  Zelandë së  Re, ku 50 njerëz mbetën të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur. Duke folur nga shtrati i tij në spital, Bozhdas zbuloi se u qëllua në këmbë gjatë sulmit terrorist dhe beson se ai mbijetoi vetëm duke pretenduar se ishte i vdekur.

“Unë isha i shtrirë në dysheme dhe pashë që terroristi po më afrohej. Më qëlloi në këmbë dhe pretendova se kisha vdekur”, rrëfen ai. Pavarësisht se u plagos, Bozhtas u arratis nga dritarja dhe arriti të dilte jashtë. Sipas Bozhtas, u deshën rreth 20 minuta që forcat policore të arrinin në vendngjarje.

Në pamjet e publikuara, Bozhtas është parë i ulur trotuar me duart e tij të mbuluara me gjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat