Putin firmos një ligj të rëndësishëm

Bota

Putin firmos një ligj të rëndësishëm

Më: 20 mars 2019 Në ora: 08:31
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka firmosur ligjin që u mundëson autoriteteve të bllokojnë faqe të caktuara internet. Jo vetëm kaq, por parashikohen edhe dënime për ata që shkruajnë lajme të rreme, apo për materiale që konsiderohen fyerje ndaj shtetit ose publikut.

Për kritikët, kjo nuk është gjë tjetër vetëm përpjekja e Kremlinit për të shtuar kontrollin mbi median. Në Janar, kur Duma miratoi projektligjet politikani i opozitës ruse Ilya Yashin u shpreh: “Këto janë projektligje të çmendura. Si mund t’i ndalosh njerëzit të kritikojnë autoritetet?”

Për publikimin e lajmit të rremë, ligji përcakton gjoba deri në 100,000 rubla (1,525 dollarë) për individët, 200,000 rubla për zyrtarët publikë dhe 500,000 rubla për kompanitë.

Ndërkaq ky ligj parashikon gjoba deri në 100,000 rubla për fyerjen e autoriteteve ruse, agjencive qeveritare, shtetit, publikut, flamurit apo Kushtetutës. Shkelësit përsëritës do të përballen me gjoba më të mëdha dhe mund të burgosen deri në 15 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat