“Si do të qëndroj i vetëm” – fjalët prekëse të djaloshit që iu vranë babai dhe i vëllai në Christchurch

Bota

“Si do të qëndroj i vetëm” – fjalët prekëse të djaloshit që iu vranë babai dhe i vëllai në Christchurch

Më: 20 mars 2019 Në ora: 13:38
Vëllai më i vogël i Hamzës, Zahid

Një djalë sirian i cili  përcolli babain dhe vëllaun e tij më të madh për në banesën e fundit, pasi ata u vranë  në masakrën  që ndodhi  në njërën nga xhamitë e Christchurch në Zelandë të Re, shprehu pikëllim të madh për humbjen e familjes së tij.

Refugjatët Khaled Mustafa, 44 vjeç dhe i biri i tij, nxënës i shkollës së mesme Hamza, 15 vjeç, u vranë në masakrën e xhamisë Al Nur gjatë sulmit terrorist të premten e kaluar, ku humbën jetën 50 persona.

Vëllai më i vogël i Hamzës, Zahid, ishte gjithashtu në xhami në ditën në fjalë dhe u qëllua në këmbë. Aktualisht ai është i detyruar të qëndrojë në karrikë me rrota, duke u shëruar nga plagët që mori. Ai madje nuk mundi të qëndrojë deri në fund gjatë ceremonisë së varrimit të familjarëve të tij më të afërt.

Gjatë ceremonisë së varrimit ai kishte thënë disa pjalë prekëse, që kishin prekur zemrat e të pranishmëve. “Nuk dëshiroj që qëndroj vetëm këtu”, thuhet të jetë shprehur Zahid me gjysmë zëri.

Tre deri katërqind burra, gra dhe fëmijë morën pjesë në ceremoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat