Mësimi i guximshëm i Kryeministres të Zelandës së Re mbi mënyrën se si të mohojmë famën e terroristëve

Bota

Mësimi i guximshëm i Kryeministres të Zelandës së Re mbi mënyrën se si të mohojmë famën e terroristëve

Nga: Beqir SINA Më: 20 mars 2019 Në ora: 15:29
Kryeministria e Zelandës së Re Jacinda Ardern

Kryeministria e Zelandës së Re Jacinda Ardern shënoi një fitore të fuqishme kundër terrorizmit, thjesht duke refuzuar të thoshte emrin e sulmuesit Christchurch, duke mbajtur një fjalim historik në Parlamentin e vendit të saj, thotë sot pothuajse e gjithë media amerikane, e cila i ka dhënë një vend të vecantë këtij fjalimi.

Në një fjalim e saj Ardem, para parlamentit neozelandës të martën (19 mars), tha se kurrë nuk do të fliste dhe zinte emrin e 28-vjeçarit australian i akuzuar drejtpërsëdrejti për hapjen e zjarrit në dy xhami dukë lënë 50 vetë të vrarë javën e kaluar.

Kryeministria e Zelandës së Re Jacinda Ardern, nëpërmjet këtij fjalimi u kërkoi edhe udhëheqësve të tjerë nga mbar bota, të ndiqnin shembullin e saj në “manaxhimin” e kësaj situate në vendin e saj.

"Ne, në Zelandën e Re, nuk do t'i japim asgjë. As emri i tij, nuk do t’a zëmë më në “gojë”, shtoi Ardern.

“Kur terroristët godasin, dëmtimet janë të menjëhershme - vdekjet, plagosjet, shkatërrimi fizik i njerëzve dhe objeketeve - nuk është qëllimi i tyre përfundimtar. Qëllimi i tyre është shumë më ambicioz, edhe pse i paprekshëm: Ata kërkojnë të shkaktojnë terror, panik, frikë dhe ngarkesë të madhe psikologjike në masën e madhe të njerëzve anembanë rruzullit, dhe për këtë ata kanë nevojë për shikueshmëri” tha më pas Kryeministria e Zelandës së Re Jacinda Ardern.

Për këtë sipas saj dukshmëria dhe marrja shumë me terrorisitin mbështet përhapjen e terrorit në masë. Ai i bën terroristët e tjer që “flenë” në “gjumin” e ndonjë fame të till botërore, të duken më të rëndësishëm dhe më të fuqishëm se ata, dhe ofrojn drejtpërdrejt një platformë për mesazhet e tyre. Gjithashtu, terrorist të till, inkurajojn kopjet e tyre për të i përqafuar të njëjtat ideale vrastare dhe për të kërkuar ekspozim të ngjashëm, kudo në botë, pavarësisht motivit fetar apo jo.

Dhe, kështu Kryeministria e Zelandës së Re Jacinda Ardern iu referua në fjalën e saj edhe fakteve të tilla duke ju drejtuar parlamentarve dhe anëtarëve të qeverisë së saj duke thënë : “Pak kishim dëgjuar për Al Qaeda, ose Osama Bin Laden, para 11 Shtatorit 2001, dhe mësuam cfarë ndodhi !. Dzhokhar Tsarnaev, i cili me vëllain e tij me bomba artizanale goditën maratonën e Bostonit në vitin 2013. Akte terrorizmi ka pasur edhe në Spanjë, Francë, Angli, Turqi, Gjermani. Anders Breivik, ishte terroristi norvegjez, i cili në vitin 2011 vrau gati 80 vetë, një tjetër në Kolorado vrau dhjetra vetë, e tjer,” pra lind pyetja tha ajo “A nuk do të ishte një frymëzim për një gjeneratë të terroristëve të bardhë supremacistë, duke përfshirë sulmuesin e xhamive të Christchurch-pa veprimin e tij të tmerrshëm të krijuar?”.

Dhe, kështu në se do ta lexojmë ashtu si duhet fjalën e kryeministres neozelandeze , duket qart se vendimi i Ardern për të mos përmendur kryerësin e sulmit ofron një plan për mënyrën e trajtimit me terroristët - duke shmangur vëmendjen nga autorët kundër viktimave, dhe ngritjen e vetdijes së cdo njerit në botë për të luftuar terrorizimin.

Po ashtu kryeministrja Ardern, gjatë atij fjalimi disa mintësh kërkoi shumë gjëra të tjera për të dënuar nga aktin e tij të terrorit, por një nga ato që është historikë, është për të mos permendur emrin e tij se e bëjmë më famë. Dhe, sipas analistëve, dhe gazetarve amerikan kjo është arsyeja pse kurrë nuk do të dëgjohet më emri i këtij terroristi, por vetëm akti që do të jet një dënim pa emrin e tij. Sepse, ai ka vetëm një emër : “Ai është terrorist. Ai është një kriminel. Ai është ekstremist. Por, kurr nuk do t’i përmend emër, ai do të jetë pa emër” tha Kryeministria e Zelandës së Re Jacinda Ardern, duke përfunduar fjalimin dhe kërkuar edhe të tjerëve, : “Ju lutem: flisni sa më shumë për emrat atyre që humbën jetën, flisini për ata njerëz që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, sesa emrin e atij njeriut që ua mori jetën atyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat