Xhamia Al-Noor rihapet për besimtarët pas sulmit ku u vranë 50 njerëz

Bota

Xhamia Al-Noor rihapet për besimtarët pas sulmit ku u vranë 50 njerëz

Më: 23 mars 2019 Në ora: 08:57
Zelandë e Re

Besimtarët janë kthyer në xhaminë Al-noor në Chritchurch për herë të parë pas sulmit terrorist ku u vranë dhjetëra njerëz.

Ndërtesa ishte e mbyllur në mënyrë që policia të hetonte sulmin, por xhamia u hap sot dhe grupe të vogla njerëzish u lejuan të ktheheshin.

50 njerëz u vranë nga sulmi në dy xhami më 15 mars.

Para se të hapej, rreth 3 mijë njerëz dolën në Christchurch për të marshuar për nder të viktimave.

Shumë veta nuk thanë asgjë ndërsa disa të tjerë mbanin pankarta duke bërë thirrje për paqe dhe duke kundërshtuar racizmin.

Australiani Brenton Tarrant, 28 vjeçar, është akuzuar për vrasjet dhe sulmet dhe pritet që të përballet me akuzat e mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat