Rumania dhe Hondurasi do të njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Bota

Rumania dhe Hondurasi do të njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Më: 24 mars 2019 Në ora: 18:44
Benjamin Netanyahu

Krerët e Rumanisë dhe Hondurasit kanë njoftuar se do ta njohin Jerusalemin si kryeqytetin izraelit, pasi këtë së pari e bëri presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Kryeministri rumun Virocco Danzila dhe presidenti i Hondurasit Juan Orlando Hernandez e njoftuan këtë në një takim vjetor të Komitetit të Marrëdhënieve me Publikun SHBA-Izrael në Uashington, njofton AP.

Trump e njohu Jerusalemin si kryeqytetin izraelit dhe e zhvendosi ambasadën amerikane në atë qytet, gjë që u përshëndet nga Izraeli dhe u dënua nga palestinezët.

Shumica e vendeve kanë mbajtur ambasadat në Tel Aviv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat