Trump nesër nënshkruan dekretin për Golanin

Bota

Trump nesër nënshkruan dekretin për Golanin

Më: 24 mars 2019 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm izraelit, Yisrael Katz njoftoi se presidenti i SHBA Donald Trump nesër do të nënshkruajë një dekret për njohjen e sovranitetit izraelit mbi lartësirën e Golanit, gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë nga kryeministri Benjamin Netanjahu, raporton Reuters.

Agjencia kujton se një zyrtar amerikan i paidentifikuar tha javën e kaluar se administrata e Trump është duke përgatitur një dokument zyrtar për të rregulluar mbështetjen e Uashingtonit për bashkimin e Izraelit me këtë rrafsh strategjikisht të rëndësishëm që Izraeli e ka marrë nga Siria në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967.

"Nesër, presidenti Trump do të nënshkruajë një dekret duke njohur sovranitetin e Izraelit mbi Golanin në praninë e kryeministrit Netanjahu. Lidhjet izraelite-amerikane janë më të forta se kurrë, "shkroi Katz në Twitter.

Reuters kujton se Kombet e Bashkuara konsiderojnë lartësinë e Golanit, të kontrolluar nga Izraeli, si territor të pushtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat