Erdogan: Çështja e Golanit të diskutohet në OKB

Bota

Erdogan: Çështja e Golanit të diskutohet në OKB

Më: 24 mars 2019 Në ora: 21:18
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Erdogan komentoi deklaratën e presidentit të SHBA-së Donald Trump se sovraniteti mbi Golanin duhet t'i përkasë Izraelit, duke  e quajtur atë një "dhuratë" për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu para zgjedhjeve të 9 prillit, raporton Reuters.

Në fjalimin e tij drejtuar Organizatës për Bashkëpunim Islamik, presidenti turk tha se pushtimi i lartësisë Golan nuk duhet të legjitimohet.

Lufta gjashtë-ditore arabe-izraelite e vitit 1967, e njohur gjithashtu si Lufta e qershorit, u drejtua midis Izraelit, nga njëra anë, dhe Egjiptit, Jordanisë dhe Sirisë, nga ana tjetër.

Në fund të luftës, Izraeli nën kontrollin e tij e vendosi Rripin e Gazës, Gadishullin e Sinait, Bregun Perëndimor dhe Golan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat